Gërdeci, OSBE: Mungesa e avokatëve, abuzim
TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth ka shprehur sot shqetësim për procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën, 300 të tjerë u gjymtuan dhe u shkatërruan qindra banesa.
Sipas ambasadorit, OSBE po ndjek me shqetësim situatën e krijuar me procesin gjyqësor për këtë cështje. Ai ka pranuar se procesi nuk po zhvillohet në përputhje të plotë me parimet, ndërkohë që e ka quajtur abuzim mungesën e avokatëve.
Kjo cështje gjyqësor në fakt është shndërruar pa frikë në një telenovelë të gjatë, ky seancët për një apo tjetër problem shtyhen në vazhdimësi.