E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci akuza U mashtrua me SAC e uzinat e demontimit

TIRANE-Kompania Southern Ammunition Company Inc SAC eshte kompani jo e licensuar per demontimin e armeve. Kompania amerikane eshte e konfiskuar ne SHBA keshtu ka deklaruar sot prokuroria sot ne seancen e radhes per tragjedine e 15 Marsit ne Gerdec ne Gjykaten e Tiranes.

Prokurori Genci Hana deklaroi se kompania SAC rezulton te kete qene e konfiskuar ne SHBA dhe nuk ishte e licensuar per demontimin duke vertetuar sipas tij se kjo kompani nuk duhej te ishte perzgjedhur per te kryer procesin e demontimit ne Gerdec.
Por materiali i prokurorit Genci Hana eshte kundershtuar nga avokati mbrojtes i te pandehur Mihal Delijorgji drejtori i kompanise Alba-Demil Maksim Haxhia. Sipas tij prokuroi Hana po mban nje qendrim diferencial pasi keto prova nuk mund te administrohen ne dosje te organit te akuzes. Sipas avokatit Haxhia prokuroria po paraqet prova per kompanine amerikane SAC dhe Patrik Henrin ne nje kohe qe nuk i ka te pandehur.

Por seanca e sotme ka vijuar me debate te ashpra edhe ne pikat kur Prokurori Genci Hana ka lexuar para trupit gjykues nje material prej 20 faqesh duke argumentuar provat me te cilat vertetohen akuzat se ish-drejtuesit e uzinave ne Gramsh e Polican mashtruan me te dhenat per demontim duke i lene prioritet Gerdecit.
Sipas prokurorit Hana uzina e Gramshit dhe e Policanit ishin ne gjendje te mire per te kryer demontimin e te gjitha kalibrave te municioneve por dy ish-drejtoret perkatesisht Fiqeret Mato dhe Lavdi Shatro tani te pandehur ne proces ne bashkepunim me drejtorin e firmes Meico Ylli Pinari kane paraqitur te dhena te rreme per te favorizuar Gerdecin si vend per te kryer demontimin e municioneve. Ne materialin e lexuar nga prokuroria theksohej dhe ish-drejtoret Mato e Shatro deklaruan se ne keto dy uzina shteterore nuk mund te kryhej demontimi pasi mungonin kushtet teknologjike dhe kosto ishte e larte.

Me tej Seanca gjyqesore ka vijuar me tej me analizimin e provave shkencore.

Gjyqi per Gerdecin eshte nje nder gjyqet me te medha ne historine e drejtesise shqiptare. Ne fabriken e demontimit e cila shpertheu me 15 mars 2008 humben jeten 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere. Prokuroria per tragjedine e rende ka vene nen akuze 29 persona mes tyre Mihal Delijorgjin administrator i Albademil Ylli Pinarin ish-kreu i MEICO-s si dhe ish-kreret me te larte te ushtrise shqiptare.

d.b/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›