"Gerdeci", sot tentativa e trete per te hapur gjyqin

Dy here radhazi trupi gjykues nuk ka mundur ta nise procesin per shkak te mungeses ose te avokateve ose te ndonjerit prej te pandehurve.
Por duket se i njejti fat e pret kete proces, pasi mesohet se nese senca hapet avokatet do te kerkojne vecimin e ceshtjes se ish-ushtarakeve nga ajo e te pandehurve civile, cka do te sjelle shtyrje drejt nje date tjeter.
Megjithese prokuroria e Pergjithshme e ka depozituar dosjen ne gjykate qe ne muajin mars, gjyqi po zvarritet nga njeri muaj ne tjetrin.
Perpara se Gjykata e Larte te ndante ceshtjen duke mbajtur te pandehur vetem ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, gjyqi ne kete gjykate deshtoi dy here.
Por edhe atehere kur 28 te pandehurit e tjere mes te cileve edhe Luan Hoxha, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari e Dritan Minxhoilli perfunduan ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, Gjykata e Larte nuk mundi dot te niste gjyqin ndaj Mediut.