E Martë, 3 Nëntor 2026

Gërmime të tjera arkeologjike do të nisin në vendbanimin e Maliqit

Fushë-pellgu i Korçës është njënga qendrat më të rëndësishme të prehistorisë shqiptare. 

Së shpejti, pritet që grupe arkeologësh të nisin gërmime të tjera, ndërsa një grup pune do të vendoset për të gërmuar në vendbanimin e Maliqit, një ndër vendbanimet më të hershme në Shqipëri.

Nga gërmimet arkeologjike në zonën e Maliqit janë gjetur ndërtesat palafite si dhe shumë sende të rëndësishme siç janë veglat e punës, peshkimit, figurina të ndryshme, etj. Një pjesë e pasurisë arkeologjike të zonës së Maliqit është e ekspozuar në ambjentet e Muzeut Arkeologjik në qytetin e Korçës.
 
Gazetare: G. Sali     
Operator: I. Qirici  
Montazhi: M. Biba

/ rtsh.al /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›