Gerrard i dashuruar me Liverpulin
Kapiteni i Liverpulit Steven Gerrard ka deklaruar se nuk dëshiron të largohet nga ky klub. Sipas një deklarate të Gerrard të publikuar në faqen e internetit të klubit, ai ka thënë se “Nuk e di se çdo të ndodh për dhjetë vitet në vazhdim. Po ka një të vërtetë në zemrën time që kam edhe 2.5 vjet të tjera sipas kontratës me Liverpul. Jam i kënaqur dhe jam i sigurtë që kontratën do ta rinovoj me këtë skuadër. Dua që karierën time ta mbyll këtu”.