E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gërryhet shtrati i lumit Fan, policia sekuestron një kamion me inerte, procedohet autori

Policia ka sekuestruar një kamion të mbushur me inerte nga gërryerja e shtratit të lumit Fan, në Mirditë. Blutë raportojnë se është sekuestruar kamioni së bashku me një ekskavator.

Ndërkohë është proceduar penalisht pronari i mjeteve të sekuestruara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›