E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerta-Arbrit Mos qesh me shakate e Gracianos Ermali-Arbrit Ke gjithcka ne dore lufto vetem

Gerta Liami e Arbri qendrojne se bashku duke komentuar nje shaka te Gracianos me te cilen Arbri ka qeshur. Liami shprehet se disa gjera per te qeshur por duhen vleresuar me statistika se kur duhet qeshur. Gerta i thote Arbrit Ti mos qesh me shakate e Gracianos e Liami i thote se ai eshte i lire te qeshe por duhet te mendoje me shume se aq e ne momentin qe ka nje 19 vjecar perballe nuk mund te jape kofidenca.

Gerta i meshon mendimit te saj se Arbri nuk duhet te qeshe me shakate e Gracianos ne menyre qe ti lere Gracianos te kuptoje se nuk ben per te qeshur me ato gjera. Liami shprehet se cdo njeri ka idete e veta dhe ai nuk do te beje shperlarje truri. Genta shton se duke e injoruar e le menjane Gracianon.

Me pas Ermali e Arbri qendrojne afer ku Ermali i thote Arbrit se ai ka gjithcka ne dore po nuk di ti perdore ndersa Arbri shprehet se nuk po e kupton se cfare do te thote Ermali me kete gje. Ermali shprehet se lidhja e tij me Liamin ka krisje e nuk jane mire me njeri-tjetrin. Ai shton se i vjen keq per Arbrin pasi atij i pelqen te beje shaka me te gjithe por me Liamin duhet te kete kujdes se si sillet.

Ermali shprehet se Arbri po i jep me shume pike Liamit e Gertes se e anasjellta. Ai thote se Arbri mund te kete simpati per Gerten por nuk duhet ti konsideroje te gjithe si vetja e nuk duhet tu jape besim. Arbri pergjigjet se Liamit i ka thene se ka nje minus te madh tek ai por Ermali perfundon se Arbri duhet te luftoje per veten e jo per te tjeret. Ermali shprehet se nuk i pelqen menyra si Arbri i mbron Liamin e Gerten e Arbri pohon se nuk do te beje asnjehere loje te piset.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›