E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerta Tani do te afrohet me Francin e Ermalin Liami Tani po distancohet nga Graciano

Ne dhomen e gjumit shkon Edi i cili fillon qe te flase per ngjashmerite qe mund te kete me Grandiolen duke filluar qe nga mosha qe sipas tij e kane afersisht njesoj dhe duke vazhduar me jetesen qe kane bere te dy ne Itali.

Ne kopsht dalin disa nga banoret nder te cilet edhe Franceska e cila fillon qe te flase per Gerten. Dritani e keshillon qe Franceska ta sulmoje atehere kur duhet duke i kujtuar se e ka me vete edhe Ermalin i cili eshte shume i besueshem per te. Ermali nuk kerkon qe te prononcohet o Dritan i thote Franceska.

Gerta dhe Liami fillojne qe te bisedojne me njeri-tjetrin ne dhomen e gjumit lidhur me ngjarjet brenda shtepise dhe te nominuarit. Liami kerkon mendimin e Gertes lidhur me Tanin dhe lojen qe ai po ben. Gerta mendon se Tani kerkon qe te afrohet me Francesken dhe Ermalin pavaresisht se ben sikur po afrohet me Liamin. Gerta ka vene re qe ai i kopjon ata te dy edhe ne sjellje dhe ne menyren e lojes qe po ben. Ndersa Liami mendon se Tani po kerkon qe te afrohet me grupin e tyre duke u distancuar nga Graciano por se akoma eshte i pavendosur per ate qe kerkon te beje.

Pak me vone atje shkon Arbri i cili fillon qe ta ngacmoje Gerten e te beje shaka me te duke i kujtuar se mund te lidhen kur te dalin nga Big Brother. Ai me pas tregon disa histori lidhjeje qe ka pasur e keshtu te tre banoret flasin per eksperiencat qe kane pasur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›