E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerta e Arbri shkembejne batuta ironike Te gjithe ne gjume me heret se zakonisht

Ndersa Vellai i Madh vendos qe te fike dritat ne dhomen e gjumit disa nga banoret shtrihen per te fjetur gjume ndersa pjesa tjeter vazhdojne aktivitetin me bisedat e pernatshme deri ne te gdhire.

Gerta dhe Arbri hedhin batuta ironike tek njeri-tjetri duke u munduar te nervozojne njeri-tjetrin. Arbri i ka thene disa here Gertes se do te donte qe ajo te dilte kete jave nga shtepia ndersa Gerta i ben te qarte se do te jete brenda shtepise edhe per ca kohe.

Me vone ne bisede futet edhe Liami i cili i kujton Arbrit se eshte duke i dhene shume konfisenca Gentes. Ai gjithashtu tregon se me Francesken dhe Gracianon nuk mendon se do te debatoje me pasi i ka mbyllur bisedat nje here e mire qe me debatet e fundit.
Ne dhomen tjeter te gjumit disa nga banoret jane ne gjume ndersa Genta e Graciano bejne shaka me Erionin duke e ngacmuar ate ndersa mundohet qe te fleje.

Ndersa Liami dhe Arbri shtrihen per te fjetur gjume Gerta shkon me nje bidon te mbushur me uje per ti zgjuar por Liami qe eshte ende zgjuar i kerkon asaj qe te mos e beje ate veprim. Ata fillojne te flasin me njeri-tjetrin per banorin qe ka mundesi te eliminohet dhe per nominimet e javes tjeter.

Pas pak minutash shtrihen edhe ata per te fjetur gjume nderkohe qe te gjithe banoret jane duke fjetur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›