E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerta thashetheme per Gracianon- Franci flet per lidhjen me Ermalin

Gerta dhe Franceska ndodhen prane oxhakut dhe Gerta fillon qe te flase per Gracianon dhe debatin qe ajo pati me te. Franceska i thote se edhe ajo nuk duhet qe te kishte reaguar ne ate menyre dhe te mos lejonte qe te debatonte ne ate forme me Gracianon. Gerta thote se Graciano nuk eshte askush qe mund te gjykoje ate dhe ndjehet e ofenduar nga disa fjale qe i ka thene Graciano asaj ne debat e siper dhe me ironi. Gerta permend Lorin dhe thote se Graciano nuk mund te flase per te tjeret sepse ai vete nuk e donte ne te vertete Lorin ndersa Franceska i thote se Graciano dhe Lori e kane pranuar qe te dy se nuk kane ndonje ndjenje te madhe per njeri-tjetrin.

Gertes i vjen keq qe Graciano i ka thene se ajo po mundohet qe te beje nje loje te dy-fishte duke u afruar e joshur edhe Liamin edhe Arbrin. Kush eshte ai qe tme gjykoje mua qe vetem muhabet bej thote Gerta dhe Franceska i jep te drejte duke thene se ajo ka te drejte qe merzitet per nje gjykim te tille. Gerta thote se Graciano po kapet me te pa baza vetem sepse nuk mund te kapet me pjesen tjeter te banoreve.
Me pas dy vajzat flasin per Erionin dhe Klaudjen ku Gerta flet kunder Erionit ndersa Franceska i shpjegon asaj ato qe kane ndodhur me pare midis Klaudjes dhe Erionit nderkohe qe Gerta akoma nuk ishte bere pjese e shtepise.

Gerta e krahason marredhenien Erionit me Klaudjen me ate qe ka Franceska me Ermalin i cili fillimisht tha se kishte lene nje lidhje jashte. Franceska fillon qe te tregoje se si eshte lidhur ajo me Ermalin dhe krahason Ermalin me Erionin. Ajo thote se ndryshe nga Erioni Ermali i kishte thene asaj se nuk kishte asnje lidhje jashte dhe pas proves se dashurise me zemrat Ermali foli per nje dashuri te humbur. Franceska tregon se ajo u ndje keq dhe kur e pyeti Ermalin per lidhjen jashte ai i kishte thene se ajo lidhje nuk ekziston me dhe se tashme ai po jeton historine me te.
Nder te tjera Franceska tregon se eshte ndjere shume mire gjate surprizes me Ermalin ku ai zgjodhi qe te jetonte dashurine aktuale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›