Gërvalla: Jo tani Serbia në Bashkimin Evropian

Donika Gërvalla është përfshirë në iniciativën që t’i bëhet apel parlamentit gjerman në mënyrë që ta kushtëzojë anëarësimin e Serbisë në BE me qëndrimet ndaj Kosovës.
Ajo po bën një fushatë në Facebook duke ftuar që t’i shkruhet në e-mail deputetëve në gjuhën gjermane që të mos ia japin datën Serbisë pasi siç shkruan Gërvalla: qeveria aktuale nacionaliste e Serbisë e kërcënon hapur ekzistencën e Republikës së Kosovës
Në vijim teksti i përkthyer në shqip:
APEL DHE PARALAJMËRIM DREJTUAR PARLAMENTIT GJERMAN:
Rrezik për paqen dhe stabilitetin në Ballkan përmes sinjalit të gabuar të fillimit të bisedimeve me Serbinë për anëtarësim
Kryetarit të Parlamantit Gjerman
Prof. Dr. Norbert Lammert
Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman,
z. Ruprecht Polenz
Kryetarit të Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian të Parlamentit Gjerman,
z. Gunther Krichbaum
Kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Parlamentin Gjerman,
z. Volker Kauder
Kryetarit të Grupit Parlamentar SPD në Parlamentin Gjerman,
Dr. Frank-Ëalter Steinmeier
Nënkryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Parlamentin Gjerman,
Dr. Andreas Schockenhoff
Jo dhënies tani të datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE – rezultate konkrete, jo premtime të vakëta.
Jo rreziqeve të reja për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
I nderuar Kryetar i Parlamentit, prof. Lammert,
të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,
Me shqetësim të madh jemi duke parë rrezikun, që Parlamenti Gjerman mund t'i hapë Republikës Serbisë derën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, pa marrjen e garancive konkrete.
Ky hap do të ishte një rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne e dijmë: BE-ja dhe qeveritë e BE-së rreth gjendjes bisedojnë vetëm me qeveritë, si tek ne, ashtu edhe në Serbi – mirëpo ne e dijmë gjithashtu që realiteti është ndryshe nga ç'paraqitet jashtë nga qeveria jonë dhe ajo e Serbisë.
Ne jemi informuar që Parlamenti Gjerman vendos për këtë çështje, jo vetëm Qeveria Gjermane. Ky është një shans për të paralajmëruar BE-në dhe Gjermaninë për një gabim të rëndë.
Ne po e shftrytëzojmë këtë shans dhe po ju informojmë në këtë mënyrë jo të zakonshme: gjendja në Kosovë është eksplozive.
Duke pasur parasysh që Qeveria jonë nuk paraqet një imazh të qartë të gjendjes, si qytetarë dhe miq të Kosovës po i drejtohemi drejtpërdrejt Parlamentit Gjerman për të kërkuar ndihmë. Ne kemi pak besim tek Qeveria jonë, ndërsa ndaj Qeverisë Serbe kemi mosbesim të madh. Europa përpiqet të shpërblejë një „arritje“, e cila mund të kthehet në kurth për stabilitetin e të gjithë rajonit.
Qeveria e Kosovës ka bërë tepër pak për të luftuar krimin dhe korrupsionin, të cilat po e zhvasin shtetin tonë të ri dhe po i shkelin dinjitetin. Misioni i BE-së, EULEX, ka dështuar pothuajse në tërësi; në sytë e kosovarëve nuk e ka merituar besimin sepse nuk i ndjek kriminelët dhe të korriuptuarit, po shikon anash kur kryhen krime.
Serbia deri sot nuk ka kërkuar falje për luftën, mijëra të vrarët, të përdhunuarit dhe qindra mijëra të dëbuarit. Përkundrazi: qeveria aktuale nacionaliste e Serbisë e kërcënon hapur ekzistencën e Republikës së Kosovës. Kjo nuk ndodh vetëm në veri. Serbia kërkon të shkëpusë edhe territore të tjera nga shteti fqinj.
Qytetarët e Kosovës e dijnë këtë. Ndërkohë që BE-ja shikon vetëm veriun, në gjithë Republikën e Kosovës rriten zhgënjimi dhe zemërimi. Në rast eskalimi të situatës nuk do të arrijnë as Qeveria e Kosovës dhe as KFOR-i të kontrollojnë zhgënjimin e kthyer në zemërim të qytetarëve të Kosovës. Aq më tepër që këto zhvillime të rrezikshme ndiqen me kujdes edhe nga rajonet e tjera dhe sidomos Serbia Jugore, Maqedonika dhe Shqipëria. Kjo ndodh edhe atëherë kur diplomatët dhe gazetarët nuk raportojnë në Berlin.
Strategjia e Qeverisë së Serbisë shkakton rrezikun e një lufte të re. Shumica e kosovarëve nuk i beson Qeverisë së Kosovës, sepse ajo merr n'thu nga njëri skandal në tjetrin dhe nuk pubon për të mirën e vendit.
Kështu ju lutemi, apelojmë: mos dërgoni sinjal të gabuar në Serbi dhe Kosovë.
Ju lutemi, prisni me fillimin e bisedimeve. Një hap i tillë do të ishte i rrezikshmë, nëse bëhet pa kërkuar rezultate konkrete.
Ju lutemi, kërkoni rezultate të qarta dhe jo premtime boshe. Serbia premton, ngadalëson dhe thyet marrëveshjet e bëra.
Serbia duhet të ndalë fillimisht financimin me mbi 300 milion Euro të strukturave ilegale në Republikën e Kosovës.
Pas krimeve të tmerrshme Serbia duhet të njohë Republikën e Kosovës, ashtu siç kanë bërë gati të gjitha vendet e rajonit, shumica e shteteve në BE dhe gati 100 shtete në mbarë botën.
Serbia as në fushën e politikës së brendshme nuk është gati për të filluar bisedimet me BE-në. Kriteret e BE-së cënohen në shumë fusha. Zëra të shqetësuar që vijnë nga Beogradi nuk dëgjohen nga BE-ja.
Qeveria e Kosovës i provokon qytetarët e saj, si në politikë të brendshme, ashtu edhe në politikë të jashtme.
Ajo nuk ka të drejtë të vërë territore të shtetit tonë nën kontrollin direkt apo indirekt të Serbisë.
Konstrukti i BE-së, i nënshkruar në prill 2013 është një sinjal i rrezikshëm edhe për rajonet e tjera të Ballkanit. Ai tregon se dhuna ia vlen dhe tolerohet edhe nga BE-ja. Konfliktet mund të shtrihen edhe në Maqedoni, Serbi Jugore dhe Bosnjë.
Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje ose e gatshme të realizojë interesat e Kosovës dhe të rajonit. Ajo edhe publikisht të gjitha fajet për gabimet e bëra ia vesh BE-së. Udhëheqja e vendit interesohet më shumë për pushtetin dhe pasurimin e vet sesa për një zgjidhje stabile pa rreziqe të reja.
Nuk mund të numërojmë këtu të gjitha argumentet, por është detyra jonë të paralajmërojmë evropianët dhe miqtë tanë, gjermanët.
Ju lutemi, shqyrtojeni çështjen me kujdes. Mos krijoni rreziqe të reja për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Serbisë i nevojitet BE-ja më shumë sesa BE-së Serbia. Ne e njohim rajonin tonë më mirë se Ju. Premtoni shpërblim duke lejuar fillimin e bisedimeve vetëm për rezultate konkrete.