E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geti flet për martesë

Një festë me shumë glamur ishte ajo e realizuar në tetor të vitit 2011,  me rastin e fejesës së rep-këngëtarit Getoar Selimi me të përzgjedhurën e tij, Florenta Islami.
Por duket se do të kalojë edhe ca kohë, deri tek ceremonia e kurorëzimit me martesë të këtij çifti.

Këtë e ka konfirmuar vetë reperi i Baba Stars, duke theksuar se parapëlqen që jetën private të mos e bëj publike.

"Unë nuk kam qejf të flas për jetën private. Nuk ka plane as datë të saktë martese. Sigurisht që këto janë gjëra që i kemi diskutuar, por datë përfundimtare nuk ka", ka thënë ai për mediat në Kosovë, duke shtuar se, edhe po të donte, martesën nuk do të mund ta mbante të fshehtë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›