Gëzuar! Tuente fiton më shumë nga birrat se nga shitja… e lojtarëve

Një klub holandez ka fituar vëmendjen e medieve më të mëdha të vendit pasi ka mbyllur bilancin me shifra pozitive… i ndihmuar nga zëri i shitjeve të birrave.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Voetbal International”, Tuente ka mbyllur bilancin me 10 milionë euro fitime në zërin e kateringut. Një shumë e tillë fitimesh përbën lajm pasi asnjë zë tjetër në bilanc nuk matej me atë të shitjeve të birrave. Madje as fitimet nga shit-blerja e futbollistëve nuk kishte sjellë aq shumë fitime.
Përveç panineve dhe ushqimeve të ndryshme në tribunat e “De Grolsch Veste” rrjedh lumë birra…