E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Gëzuar”…me qytetarët në rrugë/ Polici rrugor e pret në shërbim ndërrimin e viteve

Neri Hunda u diplomua në akademinë e policisë 5 vite më parë. Prej asaj dite veshi uniformën blu me dëshirën për të punuar në këtë profesion fisnik që I shërben sigurisë së qytetarëve.

Në 4 vitet e fundit natën e nderrimit të viteve  e ka kaluar në krye të detyrës në rrugë dhe në shërbim të komunitetit.

Polici 30-vjeçar, rrëfen se përveç vitit të ri edhe disa prej festave familjare I ka kaluar duke qenë në shërbim, por kjo nuk e ka mërzitur aspak.

30-vjeçari gjatë detyrës në policinë rrugore është përballur edhe me shkelje të kryera nga miq e familjare të tij.

Mes sfidave, vështirësisë por edhe pasionit për punën,neri  rrëfen se ka pasur një profesion tjetër, përpara se të ishte pjesë e policisë.

Ndihmës specialist për trafikun urban, e cilëson një profesion të bukur, punën në polici ai rrëfen se I është dashur të vendos masa ndëshkuese edhe kolegëve, teksa bën edhe një ftesë publike për të rinjtë e të rejat./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›