E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gi dë Mopasan në ekranin e madh

Nga filmi "Bel Ami"

Duke nisur nga dje publiku në kryeqytet ka rastin të ndjekë në Kinema Imperial ekranizimin e romanit Bel Ami të shkrimtarit të shquar frëng Gi dë Mopasan. Regjisorët Declan Donnellan dhe Nick Ormerod bashkë me skenaristen Rachel Bennette, bazuar në veprën letrare, tregojnë ngritjen e ish-ushtarit të varfër Georges Duroy (Robert Pattinson) në elitën pariziane të viteve 1890.

Qysh prej vitit 1939 romani ka pasur disa ekranzime dhe përshtatje për serial televizivë, madje edhe për teatër e muzikal.
Ky version i vitit 2012, që vjen në Shqipëri në të njëjtën kohë me premierën në kinematë e Europës, veç portretit komercial të Pattinson-it, e kritikuar si zgjedhje e gabuar, ka për protagoniste aktoret Uma Thurman, Kristin Scott-Thomas Christina Ricci, të cilat përbëjnë rrethin e grave që ndikojnë në ngritjen dhe pjekurinë e dashnorit të paepur Zhorzh Dyrua.

Drama, zgjat 102 min. Në oraret e paradites, 10:30-12:30 dhe 13:00-15:00, bileta kushton 400 lekë dhe në oraret e pasdites e të mbrëmjes që filojnë në 15:30 deri në 22:30, bëhet 500 lekë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›