E Diel, 1 Nëntor 2026

Gideon Sa’ar në Tiranë, vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë dhe mik i palëkundur i Izraelit

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku pritet të finalizohen disa marrëveshje ndërqeveritare mes dy vendeve.

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Sa’ar vlerësoi lidershipin e tij dhe e cilësoi si një nga liderët më të spikatur në botë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri izraelit e përshkroi Ramën si një mik të palëkundur të Izraelit, duke vlerësuar qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.

“Ai bëri të ditur se biseda u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në situatën në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare me qëllim finalizimin e një sërë marrëveshjeve ndërqeveritare. Nw njw reagim pwr rrjetet sociale shkruan:

Më vjen mirë që u takova sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Rama e ka drejtuar Shqipërinë për 13 vite radhazi dhe, sipas mendimit tim, është një nga liderët më të spikatur dhe më të vlerësuar në botë sot.

Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, është një mik i palëkundur i Izraelit, i cili na ka qëndruar pranë në kohë të vështira. Ne e vlerësojmë shumë përkushtimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit dhe qëndrimin e vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.

Kjo ishte një bisedë e thelluar për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, si dhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor.

Faleminderit, Edi, për miqësinë tënde të sinqertë dhe për miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin!”, shkroi Gideon Sa’ar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›