Gilman Lika: Tirana është aty!
Shënoi një eurogol në përballjen me Kastriotin, duke i hapur rrugë fitores së të tijve, që po endeshin në një barazim 1-1, por Gilman Lika, mesfushori shkodran që është në vitin e tij të dytë në radhët e bardhebluve, ndjen se formacioni i 24 herë kampionëve ka ende shumë për të dhënë. “Fitorja me Kastriotin na ka bërë optimistë dhe duhet ta pranojmë se jemi mirë. Tirana është në gjendje që të rivalizojë për titullin kampion dhe këtë do ta tregojmë në fushën e lojës. Trajneri Rubio? Është shumë pranë nesh dhe madje është bërë si një shqiptar, duke e thithur shpejt mentalitetin tonë,” tregon këmbëshpejti shkodran, Gilman Lika.