E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gingrich:”Palestinezët janë popull i shpikur”

Njëri prej kandidatëve republikanë për president të SHBA-së, Newt Gingrich, është i mendimit se palestinezët janë popull i shpikur, respektivisht se historikisht kanë qenë pjesë e komunitetit arab.

“Nuk ka pasur shtet të Palestinës. Rajoni ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Mendoj se kemi shpikur popullin palestinezë, pjesëtarët e të cilit në të vërtetë janë arabë që historikisht kanë qenë pjesë e komunitetit arab”, theksoi Gingrich.

Gingrich, sikur edhe kandidatët tjerë të republikanëve për president, po përpiqen që të sigurojnë përkrahjen e hebrenjve ne SHBA.

Qëndrimet e tij dallojnë nga ato të politikës zyrtare të SHBA-së, e cila i konsideron palestinezët popull, i cili meriton shtetin e vet, bazuar në negociatat me Izraelin.

Gingrich theksoi se autoritetet palestineze dhe Hamasi, i cili qeveris në Rripin e Gazës, kanë dëshirë që Izraeli të shkatërrohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›