Giorgia Meloni shkon në zonat e prekura nga përmbytjet: Qeveria do të punojë për rimëkëmbjen e banesave të shkatërruara
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vizituar nga afër zonat e prekura nga përmbytjet në Ravena dhe Emilia.
Ajo falenderoi vullnetarët për ndihmën e dhënë banorëve të prekur, ndërsa u zotua për rimëkëmbjen e banesave të shkatërruara në këto zona.
“Kam parë shumë të rinj që erdhën nga qytete të tjera për të ndihmuar ata që ishin në vështirësi, duke dhënë kontributin e tyre këtu përballë katastrofës. Megjithatë qeveria do të shikojë nga afër që burimet financiare të përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme, si dhe do të punojmë edhe për rindërtimin e banesave të shkatërruara.”- tha Meloni.
Ajo tha se qeveria do të vendosi në dispozicon të gjitha burimet e nevojshme duke kërkuar ndihmë edhe nga Fondi i Solidaritetit të Bashkimit Evropian për fatkeqësitë natyrore.
Ndërkohë, Bashkimi Europian po përgatit paketën e ndihmës për zonat e prekura nga përmbytjet në Itali.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
