“Giro d’Italia”, policia e Durrësit dhe e Vlorës njofton masat e marra: Rrugët që do të bllokohen

Giro d’Italia, eventi i rëndësishëm i çiklizmit për herë të parë vjen në Shqipëri ku do të zhvillohet një garë tre ditore nga data 9 deri më 11 maj.
Policia prezantoi ditën e djeshme planin e masave për mbarëvajtjen e procesit sportiv, pasi ai korrespondon edhe me ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Kreu i Rrugores, Altin Qato, tha se aktivitetet do të shtrihen në 4 qytetet kryesore: Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, ku bllokimi i akseve rrugore do të ndahet respektivisht në tre faza.
Etapa e Parë nis në Durrës dhe përfundon në Tiranë më 9 maj. E Dyta, më 10 maj zhvillohet në Tiranë, ndërsa më 11 maj, ditën e zgjedhjeve, Etapa e Tretë zhvillohet në Vlorë.
Për aktivitetin e çiklizmit Giro d’Italia do të angazhohen në total 3500 efektivë të cilët do të bëjnë të mundur shoqërimin gjatë gjithë garës për pjesëmarrësit.
Policia e Durrësit ka njoftuar qytetarët për masat e marra.
Më 9 maj do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:
-Ndalim parkimi
Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00
Segmentet e rrugëve:
-Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)
-Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
-Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
-Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)
-Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)
-Rruga e Re e Portit
-Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)
-Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)
-Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)
-Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)
-Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00
-Rruga “Mars 91”
-Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)
-Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve
-Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit
-Rruga “Pavarësia”
-Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
-Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.
-Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.
-Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
-Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
-Rruga e Re e Portit
-Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Edhe policia e Vlorës ka bërë me dije planin e masave të marra.
Më datë 10.05.2025
-Ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.
-Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.
-Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.
-Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).
Më datë 11.05.2025.
-Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.
-Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” – Rruga e Re – Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).
-Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi – Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).
Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.
Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpermjet:
-Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;
-pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit – rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;
-Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë – bashkia Vlore dhe spitali rajonal.
Bllokimi i rrugeve interurbane:
Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në oren 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).
Për akse nga nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).
Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).
Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30)./vizionplus.tv