E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja, fëmijët e ngujuar nuk shkojnë dot në shkollë

Gjakmarrja vazhdon të jetë një fenomen tepër shqetësues në shoqërinë shqiptare e sidomos për fëmijët. Në emër të Kanunit, këta fëmijë janë të detyruar të qëndrojnë vetëm brenda katër mureve të shtëpisë së tyre, pa pasur mundësinë të dalin e të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë. Marinela, Jozefina dhe vëllai i tyre Jozefi janë 3 nga 20 fëmijët e ngujuar në fshatin Bardhaj të rrethit të Shkodrës. Marinela vetëm 12 vjeç tregon se dëshira e saj më e madhe është të

shkojë në shkollë. Por, falë një projekti të vënë në zbatim nga Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër, në dispozicion të këtyre fëmijëve është vënë një mësues, i cili punon me ta në shtëpi. Sipas Inspektorit të Drejtorisë Arsimore në Shkodër Ndjelko Poja në krahasim me disa vite më parë ka një rënie të numrit të fëmijëve të ngujuar. Një studim i organizatës së njohur Fredoom House raporton rreth 2.000 fëmijë të përfshirë në gjakmarrje në gjithë Shqipërinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›