Gjarpërinjtë e mi janë kaq simpatikë dhe kaq të dashur (FOTO)
Ky njeri ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar mbërritjen e Vitit të Ri kinez, që njihet edhe si Viti i Gjarprit.
Burri nga Manila në Filipine, është fotografuar duke përqafuar gjarpërinjtë e tij pitonë. Mes tyre janë edhe një albinot burmezë, një gjarpër i rrallë me ngjyrë të verdhë.
Pitonët burmezë janë ndër gjarpërinjtë më të gjatë në botë. Ata mund të arrijnë mbi 7 metër dhe peshojnë deri në 90 kg.
Këta gjarpërinj kanë një shikim të dobët dhe gjithçka e bazojnë tek receptorët kimikë në gjuhën e tyre. Ata e mbysin prenë e tyre me trup duke e shtrënguar.

