E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashtë lojtarët më të mirë në K.e Konfederatave

Gjashtë lojtarë janë futur në rrethin e ngushtë për tu zgjedhur si lojtari më i mirë në Kupën e Konfederatave. Gazetarët profesionistë e kanë ngushtuar listën në gjashtë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar deri në fund të kësaj kupe.

Te Spanja në garë janë Iniesta e Sergio Ramos. Te Brazili në listën e më të mirëve janë Neymar dhe Paulinho,

Top 6-shen e kompletojnë ylli i Italisë, Andrea Pirlo dhe sulmuesi uruguajan, Luis Suarez.

Favorit për të fituar këtë çmim vlerësohen Neymar dhe Iniesta./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›