E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashte te arrestuar per 100 kg hashash

Gjashtë persona u prangosën, pasi u zbuluan duke transportuar një sasi prej 100 kilogramësh hashash, në afërsi të Tiranës.

Lajmin e konfirmuan pasditen e së premtes burime policore. Arrestimet u bënë në kuadër të një operacioni të antidrogës, që zbuloi në flagrancë lëndën narkotike në dy automjete.

Makinat u ndaluan në afërsi të Vorës, pranë hyrjes së tyre në kryeqytet. Në automjete ndodheshin në total gjashtë persona, të cilët u shoqëruan të gjithë në komisariat nga ana e forcave të rendit.

Aktualisht, identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur. Besohet se autoritetet kishin marrë informacion që më parë për këtë aktivitet kriminal dhe kishin vendosur në ndjekje të tyre prej disa kohësh.

Policia e shtetit ka ndëmarrë prej disa javësh një operacion madhor për shkatërrimin e rrjeteve të kultivimit dhe transportimit të lëndëve narkotike në vend.

Një ditë më parë, një 22-vjeçar, Lavdim Turtulli u ndalua në zotërimin e pesë kilogramëve hashash. Rasti i tij ishte unik pasi lënda narkotike, i ishte dhënë si formë shpërblimi për punën e kryer në plantacionet e kanabisit në Lazarat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›