E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashte vjet pa Ibrahim Kodrenpublikohen 5 vepra te panjohura

TIRANE- Ne shtepine muze te Ibrahim kodres ne Piazzale Lagosta nr 2 Milano adhuruesit e artit te tij paten fatin te shohin per here te pare 5 vepra te panjohura te mjeshtrit tone i cili dy dite me pare shenoi 6 vjetorin e ndarjes nga jeta. Pikerisht per kete pervjetor fondacioni Ibrahim Kodra qe kujdeset prej vitesh per trashegimine artistike qe la pas artisti i madh kishte hapur dyert e shtepise muze dhe kishte perzgjedhur per te prezantuar per here te pare pikerisht keto vepra krijuar ne nje periudhe mjaft te rendesishme te krijimtarise se Kodres. Perfaqesues te fondacionit thane per gazeten se keto 5 vepra njera prej te cilave po publikohet per lexuesit e Shqiptarja.com jane krijime te mjeshtrit qe i perkasin viteve 50-60 dhe nuk ishin publikuar kurre me pare.

Piktori i madh Ibrahim Kodra vdiq ne moshen 88-vjecare ne shtepine e tij ne Milano te Italise ne te cilen jetonte prej 30 vjetesh. Kodra lindi ne Ishem te Durresit ne vitin 1918. Jeta e tij ne Tirane ne konviktin e shkolles Naim Frasheri nderpritet kur ai 20 vjec largohet nga Shqiperia pergjithmone me nje burse studimi nga oborri mbreteror per ne Akademine e Arteve te Bukura ne Rome. Por konservatorizmi i Akademise se Romes nuk i pelqen dhe perfundon ne Milano ne Akademine e Arteve te Bukura te Breres. Nen drejtimin e Carra -se Carpi-it dhe Funi-t Ibrahim Kodra merr prirje drejt piktures. Ekspozon ne Rome Milano Venecia Paris Beograd Nju Jork cka i krijoi me pas mundesine te krijonte raporte me piktore te medhenj si Pikaso Shagall Matis Fontana Guttuso me poete shkrimtare kritike e regjisore nga Montale dhe Sereni nga Bertoni tek Munari dhe Marotta.

Ne vitin 2003 solli para publikut shqiptar ne Galerine Kombetare te Arteve dimensionin real te nje artisti. Kodra per shkak te mbylljes se Shqiperise ishte shnderruar per artistet tane si dhe ne Kosove ne nje legjende mbi nje postkubist dhe nje Uliks shqiptar ne Milano qe nuk njohu diktaturen qe mbijetoi me art dhe beri nje emer ne vitet 50-60-te.

Veprat e tij gjenden ne Muzeumin e Vatikanit ne Dhomen e Deputeteve ne Rome ne Galeri dhe ne Muzeume te njohura te botes si ne Itali Zvicer Danimarke Gjermani Japoni Angli France USA Rusi Ukraine Australi Brazil Argjentine Greqi Iran Shqiperi dhe Kosove. Shume punime te tij jane sot prone e koleksionisteve ne mbare boten.

Mjeshtri i artit e pati enderr te pikturonte per popullin e tij. Vepra e tij eshte pasuri boterore ku te mrekullojne ngjyrat e vendlindjes shpirti shqiptar te universalizuara ne kubizmin e tij si i fundit dishepull i ketij arti. nje nga tablote e ekspozuara enkas per 6-vjetorin e ndarjes nga jeta te mjeshtrit
ad. pe/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›