E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjata Vendimi i Kolegjit legjitimon numerimin e cdo vote

Juristi dhe ish-anëtari i KQZ-së Çlirim Gjata, gjatë vlerësimit të vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për Tiranën tha se ai është një vendim totalisht i pavarur, i cili në bazë të tij i jep vlerë dhe legjitimon numërimin e çdo vote të hedhur në kuti të tjera nga votuesit ne zgjedhjet lokale të 8 majit.

Sipas Gjatës, një tjetër aspekt tejet pozitiv i vendimit të Kolegjit Zgjedhor është rrëzimi i pretendimeve për mos-rakordim të shifrave mes numrit të votave dhe zgjedhësve në kutitë e votimit.

Ndërsa e cilësoi si të papranueshëm presionin e ushtruar nga opozita mbi kolegjin zgjedhor përpara marrjes së vendimit Gjata përfundoi në intervistën e tij se është e pamundur ligjërisht që në Tiranë të ketë ripërsëritje të zgjedhje për pavlefshmëri të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›