E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjela deti pa shitur në Elbasan, tregtarët pesimistë: Blerësit largohen nga çmimi i lartë!

Edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga ndërrimi i viteve, në tregun e shpendëve në Elbasan, fermerët ankohen për mungesë blerësish, veçanërisht për gjelat dhe pulat e detit të gjalla. Çmimet e tyre variojnë nga 1000-1300 lekë për kg.

Tregëtarët thonë se mundimi përgjatë vitit për rritjen  e këtyre shpendëve është shumë i madh. Sipas tyre kërkohet jo vetëm kohë, por edhe kosto e lartë për ti rritur. 

Por për për blerësit çmimet në treg janë të larta, e papërballueshme për xhepat e tyre . Ata thonë se blerja e këtyre produkteve që vijnë gjysëm të gatshme nga importi,  është  më e  leverdisshme.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›