Gjenden 45 qese me pjesë trupi të copëtuar në Meksikë, dyshohet se u përkasin 7 personave të zhdukur

Policia e Meksikës ka gjetur 45 qese që përmbanin pjesë të trupave njerëzor, ku dyshohet se i përkasin 7 personave të shpallur të zhdukur.
Qeset u gjetën në një luginë të pjerrët në periferi të Guadalajara, ku prokurori tha se ato “përputhen me karakteristikat” e personave të zhdukur.
7 persona u raportuan të zhdukur midis 20 dhe 22 majit në zonën metropolitane të Guadalajara, në Meksikën perëndimore, raporton CNN.
Ekspertët e mjekësisë ligjore ende nuk e kanë përcaktuar numrin e viktimave dhe identitetin e tyre, ndërsa Instituti i Shkencave Ligjore po punon me familjet e të zhdukurve për të përcaktuar identifikimin e mbetjeve njerëzore.
Rrëmbimi, zhdukja dhe trafikimi i qenieve njerëzore nuk janë të pazakonta në Guadalajara, veçanërisht në zonat kufitare dhe shkalla e përgjithshme e vrasjeve në Meksikë është ndër më të lartat në botë.
/rtsh.al/