E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden dy pikturat e vjedhura të Renoir, arrestohen 6 persona –

Dy piktura të Renoir me vlerë miliona dollarë që u vodhën nga një muze në Rivierën Franceze një muaj më parë janë rigjetur dhe gjashtë të dyshuar janë arrestuar.

Hajdutët kishin hyrë me forcë në ambientet e Muzeut Renoir në Cagnes-sur-Mer herët në mëngjesin e 8 shtatorit përmes një vrime të hapur në një gardh kopshti dhe kishin hyrë nga një dritare.

Dy pikturat e Pierre-Auguste Renoir, një impresionist, veprat e të cilit kanë arritur dhjetëra milionë dollarë në ankand, ishin “Madame Colonna Romano” dhe “Gruaja e Re te Pusi”. Të dyja i përkasin Muzeut Orsay të Parisit dhe ishin të marra hua.

“Ky lajm është një burim gëzimi të jashtëzakonshëm dhe një lehtësim i madh për qytetin e Cagnes-sur-Mer dhe banorët e tij”, tha kryebashkiaku Bryan Masson në një deklaratë.


Home
Kryefaqja

Shiko në:

YouTube

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›