Gjenden në Mal të Zi 3 fëmijët e zhdukur në Kurbin
Gjenden në Budva të Malit të Zi tre fëmijët të cilët rezultonin të zhdukur ditën e djeshme në Kurbin.
Sipas informacioneve më të fundit, tre të miturit me inicialet K.SH., R.B. dhe E. H janë sjellë në gjendje të mirë shëndetësore në orët e para të mëngjesit në Shqipëri dhe ndodhen në policinë e Shkodrës.
Tre të miturit nga Fushë Miloti i Kurbinit u zhdukën dje pa lënë gjurmë nga momenti kur dolën nga shkolla.
Ishin familjarët e tyre të cilët të shqetësuar për mungesën e fëmijëve në shtëpi, kanë bërë dhe denoncimin në komisariatin e Laçit.
Nuk dihen ende arsyet e largimit të tre 11-vjeçarëve drejt vendit fqinj ndërkohë që pritet që ata të merren në pyetje nga efektivët e policisë për të sqaruar ngjarjen.