Gjendet Rolex-i 30 mijë euro i Shkëlzen Berishës, u grabit disa muaj më parë
Policia e Shkodrës ka arritur të gjejë një orë Rolex me vlerë prej 30 mijë eurosh, që i është grabitur disa kohë më parë ish- drejtorit të Postës në këtë qytet, Shkëlzen Berisha.
Siç raporton A1Report, policia ka arrestuar tre persona, të dyshuar se kanë grabitur zyrën e Lëvizjes Socialiste për Integrim më 11 qershor të këtij viti.
Të arrestuarit janë Balë Qarrica, 41 vjeç, Gëzim Doda, 31 vjeç dhe Petrit Pusi, 26 vjeç.
Këtyre personave iu është gjetur ora Rolex e zyrtarit të LSI, Shkëlzen Berisha, me vlerë 30 mijë euro.
Ajo është orë floriri me 52 gurë diamanti./ep