E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet e pajetë e moshuara në një rezervuar në Devoll

Një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit, në Devoll.

Sipas të dhënave paraprake, e moshuara, e cila vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore, është gjetur nga djali i saj, me të cilin jetonte.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›