E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet e pajetë në banesë në Sarandë një shtetase amerikane

Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë të enjten në banesën e saj në qytetin e Sarandës. Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, e cila prej disa vitesh kishte blerë një apartament dhe jetonte në qytetin bregdetar.

Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Tiranë. Atje do të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Policia e Sarandës ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›