E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet e pajetë në një apartament 25-vjeçarja angleze në Durrës

Një shtetase angleze, 25 vjeç, është gjetur e pajetë në një apartament në Durrës.

Sipas policisë,  rreth orës 12:50 në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete 25-vjeçarja me inicialet E.S.

 Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›