E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjendet e vdekur e moshuara në Elbasan, dyshimet e policisë

ELBASAN- Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në pyllin e fshatit Mjekës. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes./ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›