E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet i mbytur 40-vjeçari në Shkodër, trupi i pajetë i punëtorit u zbulua në lumin e Shalës

Një punëtor nga Shkodra i quajtur Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.

Prej 4 ditësh ai rezultonte i zhdukur dhe vetëm sot, familjarët mundën ta zbulonin trupin e pajetë nën ujë.

40-vjeçari punonte në një bujtinë të zonës dhe personi që e kishte shoqëruar, e kishte lënë atë në një zonë zall të vogël me rërë, pasi deri aty mbërrinte varka.

Dyshohet se babai i tre fëmijëve është përpjekur të kalojë lumin, por është rrëmbyer nga rrjedha e tij e fortë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›