Gjendet i mbytur në det një person në Vlorë

Një person është gjetur i mbytur në det në afërsi të kepit të Gjuzës.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se trupi i mbytur është gjetur nga peshkatarët e Vlorës dhe është duke u transportuar për në Tri Port dhe më pas drejt morgut të Vlorës.
Ende nuk është identifikuar viktima, pas ekspertizës pritet të jepet më shumë informacion.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
/vizionplus.tv/