E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjendet i mbytur një person tek “Shkalla e Tujanit”/ Policia nxjerr trupin me litar, rrethanat mister

Një person rreth të 60-tave është gjendur i mbytur në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.

Policia, pasi ka marrë sinjalizimin për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë me litar, për shkak të terrenit mjaft të vështirë.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia pritet që të bëjë edhe identifikimin e viktimës, ndërsa paraprakisht mësohet se viktima shkonte shpesh në vendin e ngjarjes.

Rrethanat mbeten të paqarta, nëse ai ka qenë duke notuar, apo ka rrëshqitur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›