E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë 47-vjeçari pranë banesës në Shkodër, dyshohet se vdiq nga pickimi i bletëve

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Nënmavriq, është gjetur i pajetë shtetasi Z. V., 47 vjeç.

Trupi i viktimës është gjetur nga familjarët pranë banesës së tij. Sipas burimeve zyrtare, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e pickimit nga bletët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të rastit, në bashkëpunim me mjekësinë ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›