E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë 57 vjeçari në Krujë, rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit

Gjendet i pajetë trupi i një shtetasi në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës.

Shtetasi i identifikuar si Edmond Veseli, 57 vjeç, rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit. Familja e tij kishte bërë denoncimin në policinë e Krujës e cila ditën e sotme konfirmoi se trupi i pajetë i përkiste 57 vjeçarit Veseli.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›