E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i pajetë në rezervuar, kishte lënë shënimin: Nuk po e kaloj dot!

POGRADEC-“Nuk po e kaloj dot”, ishin fjalët që shkroi para se t’i jepte fund jetës duke u vetëmbytur në rezervuarin e fshatit.
Kështu i ka dhënë fund jetës Azmi Besholli banor i Grabovicës, fshat në zonat e Pogradecit, ndërsa polumbaret nxorren trupin nga rezervuari.

Trupi i pajetë i Beshollit u pikas nga banorët e zonës dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëmbytur.
Dyshimi u përforcua pas letrës që gjetën ku shkruheshin fjalët e fundit.
Pavarësisht kësaj, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›