E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë një person në Dibër, çfarë thotë policia

Një shtetas rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›