E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në zonën e Liqenit të Farkës pranë parkimit të një lokali.

Deri më tani ka dyshime se 77-vjeçari mund të jetë përplasur nga një automjet. Ndërkohë pista tjetër që po hetohet është ajo e vdekjes për shkaqe aksidentale pasi mendohet që i moshuari të ketë humbur ekuilibrin dhe të jetë rrëzuar në anë të rrugës.

Policia ka përjashtuar pistën e vrasjes. Sakaq, hetimet po vijojnë me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›