Gjendet i vdekur 48-vjeçari në Kamëz, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Një 48-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Kamëz.
Policia e Tiranës informoi paraprakisht se “rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall-Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri”.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
“Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton Policia.
Në vijim, bëri të ditur Policia do të ketë një informacion më të detajuar për rastin.
/r.e/a.f/