E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet nje kufome ne det dyshohet shtetas nga Greqia

Trupi i zbuluar mengjesin e se martes ne uje nuk eshte identifikuar. Dyshohet se mund te jete shtetas grek apo emigrant ne Greqi por ende ska asnje te dhene


DURRS - Ne oret e para te mengjesit eshte gjetur nje kufome ne ujerat e detit Adriatik ne vendin e quajtur si ceka e Currilave.


Kufoma e paidentifikuar eshte pare nga trageti i Roro Rapax 2 i linjes Durres- Trieste kapiteni i se ciles ka njoftuar ne Kapitenerine e Portit. Me pas Policia Kufitare sipas koordinatave te dhena ka derguar mjetet e saj te lundrimit 6 milje ne det dhe ka sjelle ne Porto kufomen e cila sipas punonjesve te policise kufitare ishte mjaft e dekompozuar.


Ata thane se lajmerimi eshte bere rreth ores 0720 dhe se nga lajmerimi deri ne gjetjen e tij operacioni ka zgjatur rreth nje ore. Ishte mengjes me ere dhe pak dallge thane kufitaret dhe kjo bente qe ta dallonim me veshtiresi pasi dhe mjeti i tyre ishte i ulet thuajse rrafsh me dallget. Por fakti qe viktima e gjetur ishte i veshur me rrobat te zeza beri qe te mos kerkonim shume.


Nga trageti qe eshte i larte dhe i madh e kane pasur me te kollajshme per ta pare ne kohen kur lajmeruan. Ata thane se nga mufatja e kufomes nenkuptonte se ai kishte pasur shume dite ne uje. Burime zyrtare nga policia e Durresit thane se trupi i pajete ende i paidentifikuar eshte rreth 35 vjec dhe i perket seksit mashkull mbante veshur nje pale xhinse kemishe dhe xhup te zi dhe kishte gjatesine 175 cm.


Kur eshte derguar ne morg dhe ekspertet mjeko-ligjore kane kontrolluar ne rrobat e veshura i vetmi dokument qe i eshte gjetur ne xhepa ka qene nje dokument format A4 i zhbojatisur i cili duhet te kishte qene i shkruar ne gjuhen greke pasi dallohej edhe nje vule e kancelarive te policise greke. Policia ka bere me dije se viktima kishte nje fytyre te rregullt te bardhe ndersa floket i kishte pasur te zeza dhe te qethura shkurt rreth 3 cm.


Pas kontrollit u deklarua se viktima nuk kishte shenja dhune as ne fytyre dhe as ne trup. Ne komunikimin telefonik policia ka deklaruar se ai nuk ka pasur as gjurme te perdorimit te armeve te zjarrit.


Dyshohet se kufoma e gjetur mund ti perkase ndonje qytetari grek dhe per kete dokumenti i gjetur eshte percjelle per ne Tirane per ekzaminime te metejshme pasi ishte i zhbojatisur. Ka qene ky dokument qe ka hedhur edhe dyshimet e para te policise se trupi i gjetur mund ti perkase ndonje marinari i cili eshte hedhur ne det per ta eliminuar ose eshte vetembytur.


Te dhenat me te hollesishme do ti kualifikoje Laboratori Qendror i Kriminalistikes ne Tirane i cili mund te saktesoje emrin e personit ne dokument por edhe nga kjo nuk mund te jete puna perfundimtare per identifikimin e viktimes pasi mund te qelloje qe dokumenti ti perkase ndonje tjetri. Mark Brunga

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›