E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjendet një person i pajetë në tunelin e Qafë Kërrabës/ Dyshimet e para të policisë

Një person është gjetur i pajetë në një tunel në zonën e quajtur “Gurorja” në Qafë Kërrabë.

Policia bën me dije se viktima është një 52-vjeçar me iniciale Gj.B banues në Tiranë.

Dyshimet e para janë që 52-vjeçari të ketë rënë nga lartësia e për pasojë të ketë humbur jetën.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›