Gjendet një trup i dekompozuar në Greqi, dyshohet se i përket një 52-vjeçari shqiptar
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku është gjetur i pajetë në det trupi i një shqiptari.
Dyshohet se trupi i pajetë i përket Shkëlqim Hysit, i cili kishte shuar në Kios për të punuar, por që familja humbi çdo kontakt me të.
Shqiptari ishte zhdukur më datë 9 prill të 2023 dhe familja e tij kishte bërë denoncim në polici. Gazetari Shpëtim Zinxhiria shkruan se autoritete e patrullës detare kanë gjetur një kufomë në dekompozim të avancuar duke lundruar në zonën detare të portit të Siros mesditën e ditës së djeshme (hënës, 8 ma).
Në vendngjarje ka shkuar një gomone patrulluese e Rojës Bregdetare, e cila me ndihmën e një zhytësi privat ka lokalizuar dhe marrë trupin e pajetë.
Shqiptari kishte mbërritur në Kios më 9 prill, ku kishte kontaktuar me familjen dhe dëgjohej i shqetësuar. Po atë ditë mori tragetin për t'u kthyer në Pire, por për arsye të panjohura zbriti në Siros, duke lënë valixhen e tij në traget, më pas nuk dihet asgjë më për të.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
