Gjendet një trup i pajetë në Portin e Vlorës, detajet e para

Një grua është gjetur e mbytur në Portin e Vlorës mbrëmjen e kësaj të mërkure. Trupi i pajetë është parë të pluskonte pranë rimorkios, ndërsa blutë e Vlorës janë njoftuar nga stafi i një mjeti lundrues.
Mendohet se trupi i pajetë i përket një gruaje rreth 71 vjeç,që është larguar disa dite më parë nga banesa. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ajo është vetëmbytur. Dyshohet se viktima vuante nga problemet e shëndetit mendor.