Gjendet një trup i pajetë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, detajet e para

Një person i pajetë gjendet në një rrugë rurale në Librazhd, ende të paqarta rrethanat
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale në fshatin Dragostunjë, që bën pjesë në Njësinë Administrative Qendër të Bashkisë Librazhd.
Sipas burimeve jo zyrtare, trupi është konstatuar nga një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të identifikuar personin e pajetë si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Aktualisht, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vdekje nga shkaqe natyrale apo për një ngjarje kriminale.