E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet shishja me mesazh pas 98 vjetësh

Një peshkatar në Skoci ka gjetur një shishe me një mesazh në të, e cila ishte hedhur nën mëshirën e fatit në oqean rreth 100 vjet më parë.

Peshkatari Endrju Lliper ka kapur shishen me rrjetën e tij, derisa peshkonte pranë Ishujve Shetland.

Autoritetet kanë konfirmuar se shishja është njëra nga 1,890 shishet e shkencëtarëve detarë, të lëshuara më 1914, për të ndjekur rrymat në detin rreth Skocisë, raporton REL.

Libri Botëror i Rekordeve Guinnes ka thënë se gjetja e Lliperit thyen rekordin e mëparshëm me pesë vjet.

Brenda shishes ndodhej mesazhi me premtimin për shpërblim me sixpence të personit që e gjen, por monedha e vjetër britanike nuk ekziston më.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›